Pas aksidentit në Pejë, reagon Haradinaj

05.05.2018 18:09:13

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi në fshatë të Pejës ku u lënduan dhjetëra persona, ka reaguar kryeministri, Ramush Haradinaj, transmeton “Zëri.info”.

Haradinaj ka njoftuar se në lidhje me këtë rast ka angazhuar zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha, i cili e ka informuar kryeministrin që asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.

Me vëmendje po i përcjellë të gjitha zhvillimet në Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen personat e lënduar pas aksidentit të autobusit në Dedesh të këtij qyteti.

Me të marrë vesh për rastin menjëherë kam dërguar zëvendësministrin e shëndetsisë z. Ali Berisha, i cili me informoi se janë 24 persona të lënduar që po marrin trajtim dhe për fat asnjë nga ta nuk janë në rrezik jete.

Falenderoj personelin e Spitalit Rajonal të Pejës për reagimin e shpejtë dhe profesional për tu dalë në ndihmë të aksidetuarve.