Pas Bidenit, Vuçiqit i shkruan edhe Marcon: Ia përmend marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

16.02.2021 10:13:29

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në ditët e shtetësisë.

Në këtë letër, Macron, ka përmendur nevojën e arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sikurse që kemi folur në Paris, unë mbetem i përcaktuar për të mbështetur përpjekjet në lidhje me dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen ndërmjetësuese evropiane, që synim ka arritjen e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse e cila do t’i kontribuonte stabilitetin të përgjithshëm në rajon”, thuhet ndër të tjera në letrën e Macron.