Pas David Perude, edhe një tjetër senator amerikan kërkon tërheqjen e trupave...

Pas David Perude, edhe një tjetër senator amerikan kërkon tërheqjen e trupave nga Kosova

11.03.2020 09:32:21

Deklarata e senatorit amerikan David Perude i cili tha se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria nuk e heq taksën ndaj Serbisë, mori mbështetje të madhe nga shumë zyrtarë të lartë amerikan.

E mbështetje kësaj deklarate i ka dhënë edhe një senator tjetër amerikan.

Rand Paul, tha se inkurajon Kosovën që të hap një kapitull të ri dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme.

Gjithsesi, ai mbështeti idenë që trupat amerikane të tërhiqen nga Kosova.

“Mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. Inkurajoj Kosovën që të kthejë faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Është koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje…”, shkroi në Twitter senatori Paul.

Senator Rand Paul

@RandPaul

I support peace and commerce with all. I encourage Kosovo to turn a page, and work with Serbia for a lasting peace. Time to bring our troops home after so many years over there… https://twitter.com/sendavidperdue/status/1237198479056830467 

David Perdue

@sendavidperdue

For over two decades, US forces have helped keep the peace between Kosovo & Serbia. Now, with historic progress in sight, Kosovo must do its part & abolish all duties imposed on Serbia.

If Kosovo is not fully committed to peace, then the US should reconsider its presence there.