Pas debatit, fitorja e z. Svarqa punë e kryer

02.10.2017 09:00:55

Nga Rexhep  Kastrati

Tashmë është pranuar nga të gjithë se fitues i debatit të kandidatëve për kryetar të Ferizajt është kryetari Svarqa!

Kryetari Svarqa reflektoi kulturë komunikimi dhe kulturë politike, qartësi dhe siguri dhe një lehtësi përballjeje me kandidatëte tjerë.

Formimi i tij intelektual, punët e mira të kryera dhe në kryerje e sipër, dhe vizioni për të ardhmen e Ferizajt dhe e qytetarëve të tij ia krijuan komoditetin që të jetë shumë i vlerësuar dhe i mirëpritur edhe nga qytetarët.

Kryetari Svarqa që u zgjodh kryetar i Ferizajt në zgjeshjet lokale të vitit 2013 dhe e riktheu LDK-në në pushtet në këtë komunë, ka realizuar një qeverisje të suksesshme, duke i dhënë përparësi në raport me kandidatët tjerë.

  1. Pas këtij debati, fitorja e z. Svarqa në Ferizaj është një çështje që duhet të konsiderohet punë e kryer.