Pas deklaratës së Thaçit në “Top Story”, reagon ish-kryeministri Berisha

22.10.2019 23:00:44

Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, por nuk është lënë pa u pyetur për atë çfarë deklaroi presidenti i Kosovës në Top Story. Presidenti Thaçi tha se “Berisha në kohën kur ishte president i Shqipërisë ka penguar çdo veprimtar të rezistencës në Kosovë”, duke iu referuar edhe vrasjes së gazetarit Ali Uka, apo zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Por, ish-presidenti dhe ish-kryeministrit Berisha nuk e ka pranuar kërë fakt, madje, e ka quajtur Thaçin si një “argat të Serbisë” dhe bashkëpunëtor të përhershëm me Ramën dhe Vuçiç, ndërsa shtoi se ka qenë i arrestuar për vrasjen e gazetarit Ali Ukaj

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Hashim Thaçi është i damkosur në Evropë dhe se ai shkoi në Samitin e Berlinit për të shitur tokat e vendit të tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për presidentin serb dhe kryeministrin Edi Rama. “Vuçiç i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe kryeministri shqiptar e ka pranuar. Sipas burimeve 100 për qind  të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është Kosova të mos pranohet në Shengen-tha ish kryeministri Berisha.