Pas disa orësh ndjekje, Policia italiane kap shqiptarët me 1.3 ton kanabis

22.01.2017 09:40:44

Kapet një skaf me 1.3 ton kanabis në Bari dhe arrestohen dy shqiptarë. Guardia di Finanza ka sekuestruar mëngjesin e sotshëm 1.3 ton kanabis në një gomone në brigjet e Barit dhe ka arrestuar dy skafistët, të dy shqiptarë.

Sipas Guardia Di Finanza, sinjalizimi është bërë nga Policia shqiptare. Pas marrjes së sinjalizimit, Guardia ka nisur kontrollin në brigjet e Pulias dhe kur e ka pikasur mjetin lundrues, është vënë në ndjekje të tij.

Pas disa orësh ndjekje, skafi me lëndën narkotike u kap afër Barit dhe në bord ishin dy shqiptarë, G.1. 24 vjeç dhe B.K. 52 vjeç.