Pas Emre Can, Allegri do edhe Bonaventurën nga Milani

21.02.2018 12:48:53

Edhe pse merkato e verës është ende larg, Juventus ka filluar të piketojë lojtarët e radhës. Prej kohësh klubi bardhezi kërkon të firmosë me Emre Can të Liverpoolit, por duket se Massimiliano Allegri ka dhe një tjetër kërkesë.

Tekniku italian dëshiron mesfushorin e Milanit, Giacomo Bonaventura, pasi i pëlqen shumë cilësitë e lojtarit 28-vjeçar, kartoni i të cilit vlerësohet 25 milionë Euro.

Gjithsesi bisedimet nuk do të jenë të lehta, kjo sepse menaxheri i Bonaventurës është Mino Raiola, i cili nuk ka raporte të mira me drejtorin sportiv të kuqezinjve, Mirabelli.