Pas fitores në zgjedhje Zelensky jep një mesazh për Rusinë

21.04.2019 22:55:03

Ukraina sot ka zgjedhur presidentin e ri të vendit. Jo vetëm që është president i ri, por në fakt është presidenti më i ri në moshë në historinë e Ukrainës.

Sipas rezultateve, humoristi Volodymyr Zelensky, i cili hyri në garë pa pasur asnjëherë karrierë politike, ka arritur që të fitojë 70% të mbështetjes.

Zelensky, 41 vjeçar, sfidoi presidentin e deri tanishëm Petro Poroshenko, i cili ndërtoi fushatën duke u thirrur në nacionalizëm.

“Kurrë nuk do të ju zhgënjejë”, tha Zelensky përpara mbështetësve të tij.

“Nuk jam ende presidenti zyrtar” shtoi ai. “Por si qytetar i Ukrainës, unë mund t’i them të gjithë shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik: Na shikoni neve. Çdo gjë është e mundur!”

Presidenti në Ukrainë ka një fuqi shumë të madhe politike në aspektin e sigurisë, mbrojtjes dhe punëve të jashtme.