Pas Greqisë dhe Çekisë, edhe Mali i Zi ka nënshkruar donacion për të pastruar vendet e vërshuara.

13.08.2016 11:26:00

Kanë vazhduar që shtetet mike të Maqedonisë të ndihmojnë vendet e vërshuara në Shkup. Pas Greqisë dje, Çekisë sot, edhe Mali i Zi ka nënshkruar donacion për të pastruar vendet e vërshuara.

Mali i Zi ka vendosur të ndihmojë Maqedoninë me 200 mijë euro.

Ndihma është e përkthyer në mjete për pastrim dhe mjete tjera që janë adekuat për vërshime.

Ndihmën e kanë përgatitur Ushtria e Malit të Zi, Direkcioni për veprim në situata katastrofash në MPB dhe kryeqiteti Podgoricë. Edhe disa kompani janë përfshirë në aksion pas thirrjes për ndihmë nga kryeministri Milo Gjukanoviç.