Shqipëri/ Pas grupit parlamentar, Rama mbledh kryebashkiakët, ja çfarë pritet të diskutohet

03.09.2020 17:34:24

Pas grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot po në Elbasan kryebashkiakët socialistë.

Prit që në mbledhje të diskutohet rreth nisjes së sezonit të ri politik, si dhe për objektivat për zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, Rama mblodhi në Elbasan grupin e PS, ku u caktuan edhe drejtuesit politikë nëpër qarqe.