Pas humbjes së zgjedhjeve, ky shtet kërkon arrestimin e Donald Trump

07.01.2021 15:15:28

Një urdhër arresti u lëshua këtë të enjten për Presidentin në largim të SHBA, Donald Trump në lidhje me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një udhëheqësi të fuqishëm të milicisë irakene vitin e kaluar.

Urdhri u lëshua nga një gjykatës në gjykatën hetimore të Bagdadit i ngarkuar për të hetuar sulmin me dron të drejtuar nga Uashingtoni që vrau gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis. Ata u vranë jashtë aeroportit të kryeqytetit janarin e kaluar.

Trump akuzohet për vrasje me paramendim, një akuzë që mbart edhe dënimin me vdekje mbi dënimin.

Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij.