Pas lajmit për forcat serbe në kufi me Kosovë, Mesila Doda thotë: Të mbrojmë tokat shqiptare

15.01.2017 19:36:43

Deputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ka reaguar lidhur me zbarkimin e Forcave serbe në Kufirin e Kosovës.

Doda ka thënë se presidenti të Shqipërisë, Bujar Nishani, duhet të thërrasë mbledhje të menjëhershme të Këshillin e Sigurisë.

“Nese ky lajm eshte i vertete, Presidenti duhet te mbledhe menjehere Keshillin e Sigurise. Ne duhet te sillemi si nje Komb, te leme menjane sherrnajat dhe te bllokojme çdo perparim te pushtuesve serbë ne tokat shqiptare. Qeveria e Kosoves dhe e Shqipërisë e kane sfide te perbashket mbrojtjen e tokave shqiptare” (sic.), ka thënë ajo.