Pas leuçemisë, trajneri serb Mihajlovic mposht edhe Covid-19

08.09.2020 10:58:39

Trajneri serb Sinisa Mihajlovic duket të jetë i pamposhtur, pasi ka mposhtur edhe Coronavirus.

“Në dritën e rezultatit negativ të dy tamponëve të fundit për zbulimin e Covid-19, të kryer sipas procedurës, trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic, mund të rifillojë aktivitetin e tij të rregullt.

Të martën, pra, ai do të jetë në qendrën teknike për të drejtuar stërvitjen e ekipit”, – thuhet në njoftimin përkatës të klubit të Serie A.

Më 23 gusht dhamë lajmin për pozitivitetin e Sinisa Mihajlovic. Trajneri serb ka fituar kështu një betejë tjetër personale, pas asaj kundër leucemisë, që e pati larguar atë nga fushat e futbollit vitin e kaluar.

Një luftëtar i vërtetë, sikurse ka qenë edhe në fushat e blerta, si futbollist. Tani gjithçka është në rregull dhe Mihajlovic do të jetë në gjendje të kthehet për të udhëhequr Bologna e tij në një moment kaq delikat, rreth 10 ditë para fillimit të sezonit të ri.