Pas Londrës, sulm me thikë në mes të Hagës

30.11.2019 00:36:45

Një tjetër sulm me thikë është raportuar pasditen e kësaj të premteje në Hagë, ku një person ka sulmuar kalimtarët në një rrugë me dyqane në qytetin holandez.

Deri tani raportohen disa persona të lënduar dhe për këtë arsye autoritetet kanë bllokuar rrugët kryesore deri në zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me terrorizmin.

Pak orë më parë, një sulm i ngjashëm u regjistrua në urën e Londrës, ku dy persona humbën jetën dhe një prej tyre ishte dhe agresori, i cili u ekzekutua nga forcat e policisë.