Pas ndeshjes Finlandë – Kosovë, Hashim Thaçi pritet me thirrje “pronto”

05.09.2016 23:47:58

Në Turku të Finlandës kishte shkuar edhe presidenti Hashim Thaçi për ta parë ndeshjen e parë historike të Përfaqësueses së Kosovës.

Mirëpo, edhe pse presidenti Thaçi u shpreh mjaft i gëzuar për sigurimin e pikës së parë të përfaqësueses kosovare, tifozët ishin ata që pas përfundimit të ndeshjes e bënë për “pesë pare”, presidentin, shkruan “Zeri.info”.

Pas daljes nga stadiumi, tifozët i brohoritën Thaçit “Pronto”, e “Vetëvendosje”.