Pas një ore pushim, Kuvendi do të vazhdojë debatin për Propozim llogarinë përfundimtare për Buxhetin e vitit 2016

15.07.2017 15:16:24

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot me replika dhe kundër replika të opozitës e vazhdoi debatin për Propozim llogarinë përfundimtare për Buxhetin e vitit 2016.

Deputetët e OBRM-PDUKM në debatin e sotëm theksuan se në kohën e qeverisë, të udhëhequr nga partia e tyre, është shpenzuar në ekonomi, u rritën pagat, pensionet dhe ndihma sociale, ndërsa në mënyrë të rregullt janë paguar edhe subvencionet, njofton AIM.

Me vërejtje për politikën e gabuar të qeverisë aktuale që të ndalojnë realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore siç janë autostradat dhe rrugët rajonale.

Ndërsa deputetët e LSDM-së në debatin e mbrëmshëm theksuan se qeveria paraprake e kryesuar nga OBRM-PDUKM-ja nuk ka mbajtur llogari për jetë më të mirë dhe më dinjitoze të qytetarëve.

Debati për këtë pikë do të vazhdojë pas pushimit prej një ore.