PAS PËRGATITJEVE INTENSIVE GJATË VERËS- “LOYOLA – GYMNASIUM” E FILLON ME SUKSES VITIN E  RI SHKOLLOR

04.09.2018 12:59:48

Pas përgatitjeve intensive e planifikimeve të nevojshme, 1100 nxënës të ALG “Loyola – Gymnasium” në Prizren e kanë filluar me sukses vitin e ri shkollor 2018- 2019 në të gjitha nivelet e shkollimit, që nga shkolla fillore deri te gjimnazi.

Gjatë verës është punuar në përgatitjen e hapësirave shkollore, ndërsa rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe pajisjes së mësonjëtoreve me mjete digjitale, ku janë investuar afër 15 mijë euro. Poashtu, përveç aktiviteteve tjera, mësimdhënësit kanë ndjekur një seminar trajnimi lidhur me përdorimin e medieve digjitale në procesin e mësimdhënies.

Sivjet, “Loyola-Gymnasium” hyn në vitin e dytë të zbatimit të Kurrikulës së re programore, ndërkohë nga MASHT e Kosovës është bërë e ditur se tashmë janë certifikuar mësimdhënësit e parë të shkollës sonë, të cilët vitin e kaluar kanë punuar me Kurrikulën e re programore.

 

Enver Sulaj,

Përgjegjës për Marrëdhënie me Publikun,

Asociation “Loyola-Gymnasium”,
Rruga e Tranzitit, Petrovë,
20000, Prizren, Kosovë