Pas Sirisë, SHBA-të do të tërhiqen edhe nga Afganistani

21.12.2018 14:14:25

SHBA-të kanë vendosur të përgjysmojnë praninë e trupave të tyre ushtarake edhe nga Afganistani. Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane, lajmi është bërë i ditur nga një funksionar i Departamentit të Mbrojtjes amerikane, duke njoftuar tërheqjen e 7 mijë ushtarëve.

Kjo në lidhje me Afganistanin, është një vendim që ndjek atë mbi tërheqjen e trupave nga Siria. Dy vendime të papritura dhe të shpejta në politikën e jashtme, që me sa duket kanë “detyruar” Sekretarin e Mbrojtjes, Jim mattis të paraqesë dorëheqjen, pasi nuk ka qenë në linjë me idetë e presidentit Trump.

Në letrën e dorëheqjes, kreu i Pentagonit citon dallimet me presidentin në marrëdhëniet me aleatët dhe vëren se si Trump meriton një Sekretar të Mbrojtjes me ide në përputhje me të tijën.

Mattis në fakt, tashmë në javët e fundit, kishte treguar se kishte ide në kontrast të thellë me Trump, nga vendosja e forcave të armatosura në kufirin me Meksikën për t’u tërhequr nga Siria.

Sipas thashethemeve, “Mat Dog” u befasua nga njoftimi: një vendim për të braktisur Sirinë për të cilën ai nuk ishte në dijeni. Mattis nuk do të kishte qenë i informuar për vlerësimet që po bëheshin për të reduktuar praninë amerikane edhe në Afganistan.

Largimi i Mattis lë edhe një boshllëk të rëndë brenda administratës dhe shkakton kritika të reja për Trump, i cili njofton ikjen e tij në “Twitter”, ku foli për daljen në pension për Mattis dhe nuk dha dorëheqje