Pas tragjedisë në Kaçanik, varrosen prindërit dhe i biri dhe i falet gjaku familjes Çupi

26.02.2017 17:57:30

Në fshatin Prelez i Jerlive janë varrosur tre viktimat e aksidentit që ndodhi të shtunën në Kaçanik, mes një veture dhe një kampioni.

Në praninë familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit dy prindërve dhe të birit të familjes Idrizi, që humbën jetën në këtë fatkeqësi.

Në ceremoninë e varrimit i është fal gjaku Çupi, anëtari i së cilës e kishte shkaktuar aksidentin. Ky akt, është vlerësuar nga hoxhallarët dhe qytetarët që morën pjesë në këtë varrim.