Pas vendimin për Haradinajn, AAK njofton për protestë gjithpopullore, ja kur do të mbahet

02.03.2017 12:23:47

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur protestë gjithë popullore pas vendimit për shtyerjen e vendimit për Ramush Haradinajn.

Protesta do të mbahet këtë të shtunë në ora 13:00 në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë.

“E zhgënjyër me vendimin për shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt, AAK thërret protestë gjithpopullore për këtë të shtunë, datë 4 mars, në ora 13, në Sheshin Skenderbeu”, thuhet në njoftim.