Pas votimit të Ushtrisë, kjo është kërkesa e Fatmir Limajt për partitë politike

12.12.2018 22:39:16

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se Kosova i ka para vetes dy tema shumë të rëndësishme.
“Është votimi i pakos së ligjeve, të cilat e transformojnë FSK-në në Ushtri dhe dialogu me Serbinë”, ka thënë Limaj.

I kontaktuar nga KosovaPress, Limaj ka thënë së përfundimisht vendi të premten do të bëhet me ushtri, duke e vlerësuar si lajm të madh për qytetarët e vendit.
Sipas Limajt, me votimin e ushtrisë do të ketë më shumë stabilitetit jo vetëm në Kosovë, por edhe rajon.

Më tutje, kryetari i Nismës ka thënë se Ushtria e Kosovës do të kontribuojë në forcimin e paqes në këtë pjesë dhe do të jetë e gatshme kurdo që të jetë në krah të partnereve ndërkombëtare.

LEXO EDHE:Qehaja: Angazhimi i Serbisë për të penguar formimin e ushtrisë së Kosovës i rrezikshëm

“Pas votimit të ushtrisë, Kosova duhet t’i qaset seriozisht çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Limaj.

Ai ka thënë se Kuvendi urgjentisht duhet të miratojë platformën, apo parimet bazë mbi të cilat do të dialogohet si dhe ta mandatojë ekipin negociator. “Kosova duhet t’i qaset seriozisht çështjes së dialogut dhe unë pres që shpejt Kuvendi ta mandatojë ekipin negociator, për të udhëhequr bisedimet me Serbinë”, ka thënë Limaj.

Ndryshe, ditë më parë partia opozitare PSD, ka ndërmarr një iniciative për dialogun me Serbinë. Kjo parti tashmë ka hartuar një projektligj dhe një rezolutë pikërisht për çështjen e dialogut.