Pas vrasjes, tronditet sërish Kavaja, tentohet të vritet me sëpatë një person

11.10.2019 11:41:29

Policia e Kavajës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, pasi 64-vjeçar ka tentuar të vrasë me sëpatë fqinjin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin:

– D. F., 64 vjeç, banues në Golem, Kavajë.

Në Golem, ky shtetas ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.