Pashinian thotë se është i gatshëm të udhëheqë me Armeninë

24.04.2018 20:53:19

Lideri opozitar armen, Nikol Pashinian, i cili udhëhoqi protestat që zgjatën 11 ditë, kundër kryeministrit tashmë të dorëhequr, Serzh Sarkisian, thotë se është i gatshëm të udhëheqë me vendin, nëse një gjë e tillë i kërkohet.
“Nëse njerëzit do të ma besonin këtë përgjithësi, unë do ta merrja”, u tha sot gazetarëve Pashinian, vetëm një ditë pasi Sarkisian dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Pashinian është paraparë që më 25 prill të takohet me kryeministrin në detyrë, Karen Karapetian për të diskutuar për atë se çfarë do të ndodhë tutje në Armeni.

Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të duhej të mbaheshin “brenda një kohe të arsyeshme”.

Sipas ligjit në Armeni, Parlamenti, ku partia e Sarkisian, Partia Republikane ka shumicën e ulëseve, ka një javë kohë për të propozuar kandidatët e rinj për postin e kryeministrit dhe mund të votojnë për kandidatët prej 2 majit.

Ende nuk është e qartë nëse Partia Republikane do të mbështesë kandidaturën eventuale të Pashinian për postin e kryeministrit.