Pasi KEDS-i nuk ia bëri qarën, vushtrriasi i pretë vetë telat rrymës

05.10.2016 12:47:31

I zemëruar me mos efikasitetin e ekipeve të KEDS-it një qytetarë nga Komuna e Vushtrrisë, kishte vendosur vetë që të larojë telat e rrymës

I zemëruar me mos efikasitetin e ekipeve të KEDS-it një qytetarë nga Komuna e Vushtrrisë, kishte vendosur vetë që të larojë telat e rrymës nga ara, duke i këputur ata në disa vende.Policia e Kosovës është njoftuar lidhur me rastin dhe e ka vlerësuar atë si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Rasti ka ndodhur pas orës 13.
I NGJAJSHËM
POLICIA E KOSOVËS REHABILITOHET TE “NËNA NAILE”
“Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar KEDS-in që t’i largojë disa tela të rrymës të cilët kishin rënë shumë poshtë arës së tij, mirëpo njësit e KEDS-it nuk kanë mundur ta evitojnë këtë problem dhe i dyshuari në shenjë revolte ka këputur telat si dhe ka rrëzuar një shtyllë elektrike. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.