Paska fishkëlluar Imer Mushkolaj

14.02.2017 16:56:27

Lexova postimin Imerit lidhur me aktivitetin e Forumit rinor të LDK-së, pra, përjekjen e tij për të ironizuar me këta të rinjë. “Loçkat”, siq i quan ti Imer, janë të rinjë shqiptarë të shkolluar e të edukuar, të cilët po përpiqen e do të përpiqen t’i kontribuojnë këtij vendi.

Janë të rinjë që nuk e duan izolimin. Këtë kërkuan edhe sot me kulturë e dinjitet. Ata e dijnë shumë mirë kush është Kryeministri i vendit, (ndoshta ti ke ndonjë kryeministër fiktiv në trurin tënd dhe të përzien fiksioni dhe fakti), por, ata të jesh i sigurt se dijnë shumë më shumë se sa mund ta paramendosh ti.(Tani, kreshnik si Omeri lindin rrallë).

Rinia e Lidhjes Demokrarike të Kosovës, i është nënshtruar një procrsi demokratik zgjedhor, duke ku nënshtruar rregullave e konkurrencës. Rinia e Lidhjes Demokrarike të Kosovës nuk janë të rinjë të mbledhur rrugëve të Prishtinës apo rrugëve të qyteteve tjera të Kosovës e jasht saj. Nuk janë as fidelistë e as enveristë, ata kanë një idol tjetër. Vazhdo fishkëllo Imer, çka të them tjetër.

Shkrim nga: Selim Kryeziu