Pastore dëmtohet sërish

20.11.2016 19:30:07

Nuk kanë fund problemet fizike këtë sezon për Javier Pastoren. I rikthyer në fushë pas një mungese 2-mujore, fantazisti argjentinas ndalet sërish nga dëmtimet.

Për të mos rrezikuar pikërisht ndonjë dëmtim, Emery e aktivizoi në 10 minutat e fundit në ndeshjen ndaj Nantes ku fitoi edhe një penallti dhe pak sekonda më pas argjentinasi u ndal duke u larguar nga fusha i dëmtuar.

Nga kontrollet e para konfirmohet një frakturë e ligamentit të gjurit çka të paktën do ta lërë 2 javë të tjera jashtë fushave.