Patriarku rus, Kirill: Martesat ‘gay’ në perëndim, janë si ligjet naziste

21.11.2016 16:06:12

“Ajo që po ndodh në vendet perëndimore, është që për herë të parë në historinë njerëzore, ligji shkon kundër natyrës morale dhe qenieve njerëzore”. Kështu është shprehur Kirill, lideri dhe drejtuesi shpirtëror i Kishës Ortodokse të Rusisë, në lidhje me martesat ‘gay’: “Në një farë mënyrë, qëndrimin e perëndimit mund ta krahasojmë me aparteidin në Afrikën e Jugut ose me ligjet naziste: frut i një ideologjie”, – ka shpjeguar ai.

“Të mos themi, – ka nënvizuar patriarku rus në një intervistë të gjatë në RT, – që Kisha nuk mund të ripërcaktojë asnjëherë të mirën dhe të keqen, mëkatin dhe drejtësinë, por të mos dënojmë njerëzit që kanë parapëlqime të ndryshme seksuale. Rëndon koshiencën e tyre dhe janë çështje të tyre. Kjo nuk duhet diskriminuar dhe ndëshkuar, siç ka qenë praktikë në disa shtete. Gjithsesi, kjo nuk duhet pranuar si një normë sociale dhe nuk ndryshon normën sociale që derivon nga natyra jonë morale, ajo që është martesa mes një burri dhe një gruaje për të krijuar familje dhe pasur fëmijë. Ja pse besojmë që kjo tendencë e re, përbën një kërcënim të rëndë për ekzistencën e racës njerëzore”.

“Kisha, – vazhdon Kirill, – duhet të përballet me këtë çështje dhe të thotë se është një gjë e shëmtuar, por kemi parë që autoritetet e disa vendeve, janë përpjekur të heshtin klerikët. Një pastor protestant ka shkuar në burg pasi ishte thirrur për të predikuar një martesë homoseksuale, sa keq. Kjo të kujton shumë atë që ndodhte dikur nën sistemin totalitar sovjetik. Në vendet që përpiqen për lirinë e shprehjes, ekziston mundësia që të ndëshkohesh që ke thënë pikërisht mendimin tënd. Kjo është një tendencë e rrezikshme dhe unë shpresoj që të përfundojë dhe që ligji i natyrës së gjërave të mbizotërojë: unë as që dua të mendoj se çfarë mund të ndodhë në kësi rastesh”, – u shpreh patriarku rus.