Patriotizimi nëpërmjet dyerve të DGSE-së: Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

01.04.2017 14:48:16

Nga Rexhep Kastrati

Gjatë dhe pas luftës Hashim Thaçi ishte kryeheroi, dhe sikur gjithë ai gjak i derdhur të ishte bërë për të ujitur heroizimin dhe patriotizimin e Hashimit. Lufta, paqja, liria, sakrifica, flijimi, maskarat, viktimizimi dhe gjithçka tjetër të ishin vetëm disa nga rekuizitat me të cilat hashim Thaçi do të ndërtonte profilin e tij prej kreheroi. Dhe gjithë të tjerët, kundërshtarët e tij ishin joheronj, tradhtarë dhe gjithçka tjetër e keqe. Prandaj, ishin të lejuara të gjitha: kërcënimi, shantazhi, vrasja, linçimi, izolimi dhe gjithçka tjetër e këtillë. U vranë shumë, u plagosën të tjerë, u linçuan shumë të tjerë, u izoluan edhe më shumë. Kush nuk duroi, kush pati frikë dhe kush u shantazhua, uli kokën dhe bishtin dhe u bë prostitutë politike, e besa edhe medietike. Dhe gjithë këtyre u shërbeu edhe një propagandë dhe agjitacion që synonte të bënte të vërtetë përrallën për kryehroin me emrin Hashim dhe me mbiemrin Thaçi, që të përgatiste opinionin për likuidimin e njerëzve, dhe të besonin se hahsim Thaçi ishte kryeheroi, kurse të tjerët janë tradhtarët, udbashët etj.

Edhe pse e gjithë kjo nuk funksionoi, sepse shumica e popullit nuk i besoi për të vërteta, megjithatë qoftë nga frika individuale, qoft edhe nga mosgatismëria për t’u identifikuar si kundërshtar, teoria e heronjve të luftës dhe të kryeheroit me emrin Hashim dhe me mbiemrin Thaçi u bë pjesë e shoqërisë dhe e funksionimit socio-politik në Kosovë. Në njërën anë populli e dinte se kush ishin këta në krye me Hashim Thaçin, e në anën tjetër nuk mund të kundërshtonte hapur logjikën e heronjve dhe të çlirimtarëve. E vetmja mënyrë se si foli populli ishte vota, me të cilën tha se nuk u besonte përrallave dhe propagandës së tipit militarist-enverist-udb-ist.

Nuk u desh kohë e gjatë që të kuptohej se Hashim Thaçi nuk na ishte kryeheroi, por një spiun i agjenturave kundërshqiptare, dhe se gjithë anagzhimi i tij ishte bërë nëpërmjet dyerve të tyre. Një agjent i DGSE-së dha të gjitha informacionet e rekrutimit të Hashim Thaçit nga DGSE-ja, dhe e nxori atë thjesht një spiun. Por nuk ishte vetëm ai agjenti francez që e kishte deheroizuar Hahsim Thaçin, por edhe shokët dhe ish-shokët e tij që e nxorën të jetë një njeri i ligë, e jo një hero. Madje edhe vetë Hashim Thaçi kishte mohuar të ketë pasur të bëjë me luftën në Kosovë.

Pra, tashmë është zhbërë fare heroizimi i Hashim Thaçit, i bërë nëpërmjet dyerve të DBSE-së dhe jo vetëm të saj, dhe doli që ai është vetëm një spiun francez.

2

Përpjekja tjetër e madhe e francezëve është që atë që kishte bërë me Hashim Thaçin, ta bëjë me Ramush Haradinajn. Sikurse Hashim Thaçin, DGSE po përpiqet ta heroizojë Ramush Haradinajn dhe ta hedhë sërish në lojën politike, në fushën e intrigave dhe të anagzhimeve kundërshqiptare, ashtu siç e kishe hedhë Hashim Thaçin. Dhe derisa për heroizimin e Hashim Thaçit u shfrytëzua konteksti luftë dhe të qenët në krye të të ashtuquajturës Drejtori Politike e UÇK-së, në rastin e Ramush Haradinajt është shpikur një fletarrest ndërkombëtar për ta vënë atë, në rolin e viktimës së Serbisë. Dhe ky roli i viktimës për Ramushin, në fakt po shoqërohet me një propagandë për heroizimin e tij, për viktimizimin e tij, dhe për shpërfaqjen e budallaqeve të tilla se Ramushi po u mbaka pasi që na qenkësh i vetmi se paska mundësi t’ia ndalte turrin Serbisë. Dhe Ramushit duket po i pëlqen ky statusi i viktimës dhe heroizimi medietik që po i bëhet dhe vetëm po çon selame nga Colmar-i, ku e ka kthyer në seli të përkohshme të aktivitetit të tij politik. Dhe ky i ashtuquajtur viktimizim, po e shpërfaq në dimensione individuale keqpërdorimin që Hashim Thaçi i DGSE-së ia ka bërë viktimizimit të një populli. Pra, DGSE po heroizion individët duke i kthyer në gjoja viktima dhe duke ngjallë emocione kolektive dhe pse jo edhe mëshirë për të.

Në psikoanalizë, por në përgjithësi në psikologjinë e personalitetit, është trajtuar gjerë e gjatë edhe tipi i persoanlitetit që bazohet në dëshirën për t’u trajtuar si viktimë, për të ngjallë mëshirën tek të tjerët dhe mbi to të ndërtojnë dhe realizojnë qëllimet e veta që nga ato jetësore e deri te ato politike. Në skenën tonë politike, tipologjia e këtillë e personalitetit, për fat të keq është kthyer në një veçori shumë e gjerë, pasi që pos Ramushit, edhe Albini dhe sekta e tij okulte dhe jo vetëm ata, kanë shpërfaqur një tipologji të tillë, duke provokuar edhe dhunë vetëm që të ngjallet ndjenja e mëshirës dhe e viktimizimit të tyre.

Tipat si Hashimi, si Ramushi, si Albini nuk munden ndryshe: o duhet të konsiderohen njerëz që të ngjallin tmerrin, o njerëz që të ngjallin mëshirën. Njerëz normal nuk mund të konsiderohen. Prandaj, më shumë sesa trajtesa socio-politike, për këta tipa ka nevojë për trajtesa psikoanalitike që të mund të shërohen për veten e tyre dhe për fëmijët e tyre. Është kështu, sepse me një tipologji të këtillë, kanë ndikuar dhe po ndikojnë shumë keq, në patologji të ndryshme psiko-sociale dhe te familjet dhe te fëmijët e tyre.

Gjithsesi Kosova nuk ka nevojë për tipa të tillë sociopatë që heroizohen nëpërmjet dyerve të agjenturave dhe në fund kur nuk u duhen, hidhen poshtë si një leckë apo edhe sikur një limon i shtrydhur, ashtu siç ka bërë DGSE me Hashim Thaçin.