Paul Pogba, jashtë fushës për sfidën me Shqipërinë; ja çfarë bëri në orarin e ndeshjes

08.09.2019 17:29:13

Paul Pogba nuk u bashkua me Francën për ndeshjet me Shqipërinë dhe Andorrën për arsye fizike dhe periudhën e ndërprerjes së kampionateve e shfrytëzoi për të kaluar ca kohë në Saint Tropez krah të dashurës, Maria Salaues, dhe djalit të tyre të vogël.

Mesfushori francez, gjithsesi pritet të raiftësohet në kojë për ndeshjen e 14 shtatorit në Premier League, në “Old Trafford” kundër Leicesterit.Për 27-vjeçarin starti i sezonit rezultoi i vështirë, pasi Manchester United ka fituar vetëm 1 nga 4 ndeshjet e para të Premier League-s.

Disa ditë pranë familjes me siguri do t’i bëjë mirë mesfushorit nga ana psikologjike.