Paul Pogba stërvitet me fanellën e Juves, a duhet të mërziten tek Junajtid?

19.03.2020 23:46:27

Paul Pogba, mesafushor i Manchester United, publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej në stërvitje me fanellën e ish-skuadrës së tij, Juventus, teksa punonte përkrah shokut të skuadrës, Lindelof.

Në pamje të parë, mund të duket një veprim i nxiuar, që nxit reagimin e tifozëve të “Djajve të Kuq”, por në fakt, është vetëm një mesazh solidariteti i francezit për Blaise Matuidinë, që luan aktualisht te “Zonja e Vjetër”, por që është prekur nga Koronavirusi. Edhe Lindelof është shfaqur me fanellën e Sampdorias, skuadër me të cilën luan suedezi tjetër Ekdal, i prekur tashmë nga COVID 19.