Katalonja pritet të shpallet e pavarur nga Spanja dhe ky vendim historik me shumë gjasë do të prekë edhe futbollin.
Mjaft kritikë të pavarësisë janë shprehur se nëse ndodh, atëhere ekipi i Barcelonës s’duhet lejuar të luajë në La Liga, gjë e cila do të shkatërronte komplet spektaklin që rrjedh nga ndeshjet mes tyre dhe Real Madrid, transmeton albeu.com
Ish-presidenti i katalanasve, La Porta u shpreh se çfarëdo që të ndodhë nuk ka arsye që të Barcelona të mos luajë në La Liga, gjë e cila sipas tij do të shkatërronte rivalitetin me madrilenët, por edhe spektaklin në futbollin spanjoll.