Pavarësia e Katalunjës, Barça në grevë

02.10.2017 22:46:04

E tillë është një ditë e zakonshme në qendrën “Joan Gamper” të Barcelonës, por këtë të martë në qendrën stërvitore të blaugranës do të mbizotërojë heshtja, ashtu si dhe në atë të Espanyolit. Dy klubet e kryqendrës katalanasve kanë bërë të ditur gjatë ditës së sotme qëndrimin e tyre pro referendumit duke lajmëruar se do t’i bashkohen nismës së grupit “Mesa por la Democracia” për një grevë të përgjitshme me datë 3 tetor në të gjithë Katalunjën. Barcelona dhe Espanyol lajmëruan se selitë e klubeve të tyre do të qëndrojnë të mbyllura këtë të martë dhe asnjë lojtar nuk do të stërvitet në qendrën stërvitore duke bërë që mbështetja pro referndumit të ndalë dhe topin. Gjatë kësaj dite gjithashtu klubi i Barcelonës mbajti një grevë 15 minutëshe nga ora 12 deri në orën 12:15 me qëllimin për të dënuar fortë ushtrimin e dhunës ndaj popullit katalanas dhe përpjekjen e pushtetit qëndror për të mohuar të drejtën e votës gjatë mbajtjes së referendumit.