Pavarësia energjetike e Kosovës nga Serbia!

05.12.2019 14:37:22
Adem Bytyçi
 Është një lajm  i shumë pritur , i cili kaherë  do të duhej të kishte përfunduar,dhe  forcon sovranitetin e Republikës së Kosovë edhe në fushën energjitike dhe më gjërë!
Arritja e një Marrëveshje në mes Kosovës dhe Shqiprisë për kyqje në rrjetin e përbashkët energjitik dhe çkyqja e Kosovës nga rrjeti enrrgjitikë i Serbisë, ka shkaktuar reagimin e kësaj të fundit duke i dhënë konatacion politikë kësaj çështje, kinse ka të bëjë me përpjekjen e shqiptarëve për krijimin e Shqiprisë “madhe” ,një sintagmë politike e Serbisë anti shqiptare e dalur boje tanimë  qysh moti, mbi të cilën saherë Kosova forcon pavarësin dhe sovranitetin  e vetë politikë dhe ekonomik,  Serbia, e akuzon Kosovën në qarqët ndërkombëtare gjëjja se po e krijon Shqiprinë e madhe…
Serbia ,në këto momente ndihet e pikëlluar, dhe në vend që të ultë në tavolinën e paqës me Kosovën ,për të pranuar reparacionët e luftës (kompenzimin e dëmeve të luftës), dhe kërkim‐falje edhe për gjenocidin ndaj shqiptarëve në luftën e fundit, pretendon të drejtën e pronësisë mbi rrjetin e sistemit energjitike në Kosovë, duke harruar se me resurset natyrore të Kosovës  ,e ka ndërtuar Beogradin dhe thujase të gjithë infrasrukturën në  të gjitha qytetët e saja…
Ate që duhet të kërkojë përveq tjerash Kosova, pas rifillimit të bisedimeve Kosovë-Sérbi, në Bruxel, me ndërmjetësimin e Bashkësisë Europiane dhe nërkombëtare , është  që të kërkojë nga Serbia kopenzimin e dëmeve të luftës, të cilat kalojnë një shumë maramëndëse, e të cilat Serbia,edhe pse obligohet sipas të drejtës ndërkombëtare, refuzon kategorisht që t’i kompenzojë!?