Pavarësia ka emrin dhe emblemën e presidentit Rugova

16.02.2017 10:27:53

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare në Kosovë.

Është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, ndaj dhe kujtojmë me mirënjohje të thellë vizionarët, heronjtë dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës në të kaluarën, sakrificë së cilës duhet t’u përgjigjemi me përulësi e përgjegjshmëri politike për të ardhmen.

Pavarësia e Kosovës shërben si një faktor madhor stabiliteti edhe për faktin se vetë Kosova, e cila ka nevojë për zhvillim, për investime për përparimin, siguron stabilitetin e vet të brendshëm për qytetarët e vet. Asnjë projekt tjetër veç pavarësisë nuk mund të sillte paqe e stabilitet, por edhe në botën shqiptare në Ballkan, rrjedhimisht edhe në rajon. Njëherit shprehim nderin dhe respektin tonë të madh për presidentin Rugova, për gjithë luftëtarët e UÇK-së, dhe të gjithë ata që simbolizojnë këtë ditë të madhe.

Pavarësia e Kosovës ka emrin dhe emblëmën e Presidentit Rugova i cili, ishte lideri që i dha popullit shqiptar zemër e guxim për Liri. Mjafton të cekim vetëm strategjin e tij brilante, Kosova e Pavarur, Integrimi ne Strukturat Euroatlantike, dhe Miqësia me SHBA-ës. Presidenti Dr.Ibrahim Rugova me laps dhe Adem Jashari me pushkë, janë emri i vërtetë i Kosovës, janë burrat më emblematikë të historisë së Kosovës.

Në këtë ditë të shenuar në historinë tonë të Re, me respekt të veçantë, kujtojmë kontributin e shumë breznive, kujtojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë kudo që janë për veprën dhe punën e tyre të pa ndalme për pavarësinë  e Kosovës.

Çdo Shqiptar kudo në botë këtë datë do ta mbaj mend përherë si një ditë historike, mbase dita më e madhe për shqiptarët, ishte dita kur u shpallë ëndrra, shpresa dhe loti i atyre qe u sakrifikuan, PAVARËSIA e Kosovës.

Me përzënjen e okupatorit serb nga Kosova dhuna, gjaku, largimet, gjenocidi serb dhe lufta morën fund, në të cilën për vite me radhë, deri në qershor të 1999-ës, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik vdiqën sëbashku me Jugosllavinë dhe Millosheviçin.

Kjo ditë shenon largimin nga errësira dhe afrimin me perëndimin dhe  bashkimin tonë shpirtëror dhe kombëtar.

Përvjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shtetit më të ri në Ballkan, do të thotë kujtimi i sakrificave, ndër më të vështirat që njeh historia e kombeve evropiane. Gjithashtu, në këtë ditë feste kujtojmë miqtë tanë, të cilët në ditët më të vështira na u gjetën afër, të cilët na përkrahën në momentet më të rënda dhe historike për Kosovën dhe të cilët edhe sot po e ndihmojnë ngritjen në këmbë të shtetit tonë të pavarur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera të demokracisë evropiane dhe  NATO-n.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe shqiptarët kudo që janë!

Urime!

Haki Latifi