Pavarësia, Rama nuk lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës?

17.02.2019 22:34:02

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Rama është injoruar sot në Kosovë, teksa nuk është lejuar të flasë në Kuvend me rastin e kremtimit të 11-vjetorit të Pavarësisë.

“Një dackë e merituar ndaj argatit të Beogradit në Tiranë! Dështon përpjekja e Zografit Bis për të përdhosur festën e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk ju lejua të flasë në parlamentin e Kosovës”, shkruan Berisha në “Facebook”, duke iu referuar qytetarit digjital. Berisha sqaron se kryeministrin Rama nuk e lejoi të fliste në Parlamentin e Kosovës, pikërisht kryeministri Haradinaj.