Pavarësinë e Kosovës na e uron edhe Mbretëresha Elizabeth II

16.02.2018 18:14:38

Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Letra e plotë:

Shkëlqesisë së Tij, Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës

Kam kënaqësinë e madhe të ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për festimin e Ditës së Shtetësisë tuaj, së bashku me dëshirat e mia më të mira për fatin dhe lumturinë e popullit të Kosovës.

Elizabeth R