Pavarësisht premtimit për udhëtim falas nga Shpendi, pensionistët nxirren me dhunë nga autobusi

31.08.2017 14:01:03
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte premtuar udhëtim falas për pensionistët.

Fillimisht, linja 3 dhe 4 u obliguan që të marrin pa pagesë vetëm pensionistët.

Pavarësisht kësaj, pensionistët po kanë probleme për të qarkulluar.

Në një video që e ka siguruar Gazeta Express, shihet se si shoferi bashkë me konduktorin e autobusit të linjës 3 i cili çon në lagjen ‘Kodra e Trimave’, i kanë nxjerrë me dhunë jashtë nga autobusi disa pensionist të cilët kishin shfrytëzuar këtë linjë për të shkuar në destinacionet e tyre.

Konduktori e shoferi i këtij autobusi nuk e kanë pasur fare parasysh moshën e tyre. Ata me fjalor banal e me dhunë i kanë dëbuar pensionistët nga autobusi.

E gjithë kjo situatë ka shkaktuar panik dhe tollovi në linjën 3 të autobusit me arsyetimin e punonjësve të kësaj linje se pensionistët nuk po i paguajnë biletat e autobusit dhe po hipin në autobus me pagesë mujore.