PD bën bilancin e 5 viteve të qeverisë Rama: Duhen shporrur! (VIDEO)

30.12.2018 16:18:19

Pak më shumë se 24 orë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2018 dhe të gjithë janë duke bërë bilancin e tyre për sukseset dhe dështimet që do të lihen pas krahëve gjatë këtyre 12 muajve.

Dhe për “bilancin” e qeverisë së drejtuar nga kryeministrit Edi Rama ka menduar Partia Demokratike, që ka publikuar një video, ku rreshton të gjitha ato që cilëson afera, skandale dhe abuzime të kësaj mazhorance, por këtë herë të shtrira në harkun kohor të 5 viteve qëndrim në pushtet.

“Një vështrim të 5 viteve të qeverisë së rrënimit të shqiptarëve përmes vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsionit me taksat dhe PPP-të, ministrave të kapur nga krimi i organizuar, pastrimit të parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhjes së tenderave si ai i Unazës së Re me parajsa fiskale! Një Shqipëri më e varfër e më larg Europës!”, shkruhet nën videon e PD-së.