PD dënon sulmin terrorist në Stamboll: Solidarizohemi me popullin turk

02.01.2017 20:14:48

Partia Demokratike ka dënuar sulmin terrorist në lokalin e natës në Stamboll ku u vranë 39 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Në një deklaratë dërguar mediave, PD solidarizohet me popullin turk dhe shpreh mbështetjen në çdo betejë për të mbrojtur vlerat demokratike.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Partia Demokratike denon me forcë aktin terrorist që goditi Turqinë duke lënë 39 viktima dhe shumë të plagosur natën e ndërrimit të viteve.

Duke shprehur ?dhimbje dhe ngushëllime për familjet e viktimave, Partia Demokratike rikonfirmon mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet turke duke theksuar se do të jemi përherë në krah në çdo betejë për liri dhe vlera demokratike.