PD: Kur qeveris me krimin, i jep krahë grabitjeve me maska

19.12.2016 14:15:30

Enkelejd Alibeaj është shprehur i keq ardhur në lidhje me 3 grabitjet që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, Fier dhe Korçë.

3 grabitje me armë e me maska brenda 4 orëve, është mënyra më e keqe për të nisur një javë në Shqipëri. Ngjarje të rënda, që tregojnë se çdo ditë e më shumë krimi fiton terren, dhe rendi bie. Në mes të ditës, në Tiranë, Korçë dhe Fier, maskat ia kanë dalë të godasin, të marrin paratë e të zhduken në drejtim të paditur.

Këto kanë qenë kohë të favorshme për krimin. Krimi sjell krim, dhe kur qeveris me krimin, kur jep garanci e letra rekomandimi për bandat, atëherë i jep krahë grabitësve, trafikantëve, maskave”, tha Alibeaj.