PD: Nuk kthehemi në Parlament pa një marrëveshje të re

21.07.2016 14:03:18

Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re.

Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, të drejtuar nga kryetari Lulzim Basha, i cili ka informuar deputetët mbi propozimin e ri të bërë nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

Edhe pse është shfaqur në hyrjen e selisë së PD për të përcjellë deputetët, të fundit prej të cilëve ish-kryeministrin Berisha, Basha nuk ka dhënë për mediat detaje mbi propozimin e ri të diplomatëve.