PD, Paloka: Rama përdoret nga krimi!

01.06.2018 18:09:10

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka shpreh shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar nga ngatërrimi i krimit në politikë, duke theksuar se ajo që po ndodh sot është e paprecedentë. Dhe siç thotë Paloka, Rama është fatkeqësia e këtij vendi.

“Fatkeqesia qe i ka rene ketij vendi me edvinin eshte shume me e madhe nga sa duket.

Per te qene te sinqerte, krimi eshte ngatrruar shpesh ne kembet e politikes, nga te gjitha krahet. Por ajo qe po ndodh sot eshte shume e rende dhe e paprecedente.

Opozita ne denoncimet e saj mbi lidhjet e edvinit me krimin, e ka cilesuar shpesh ate si “kapo” si “kreu i kupoles, si “bos i krimit” etj. Ne fakt realiteti eshte shume me i rende se kaq…; Edvin Rama nuk eshte “kapoja”, nuk eshte ai qe mban nen urdhera krimin. Edvini eshte ZARI i krimit. Ai eshte nen urdhera dhe perdoret nga krimi.

Sot, pas denoncimit qe PD beri lidhur me perdorimin e strukturave te policise per te survejuar kreun e PD, Edvini nuk beri gje tjeter pervecse vertetoi qe eshte dhe zar i Agron Xhafajt…”- shprehet nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në reagimin e tij në rrjetet sociale.