PDK dhe LDK s’e përkrahin VV për krijimin e një komision për hetimin e punës së RTK-së

17.11.2016 16:13:41

Vetëvendosje ka kërkuar që të bëhet një hetim për punën e Radio Televizionit të Kosovës në Kuvendin e Kosovës përmes krijimit të një komisionit.

Mirëpo këtë nuk e ka përkrahur as PDK dhe as LDK.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ka thënë se nuk janë të interesuar që të ndërhyjnë në punën e RTK-së, për shkak se edhe transmetues evropian, EBU, ka kritikuar për ndërhyrje në këtë institucion.

“Është mirë të mundohemi të bëjmë ndonjë punë të mirë për RTK-në, por nuk mund të ndërhyjmë në punën e televizionit publik”, ka thënë Pajaziti.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka qenë kundër.

Ai ka thënë se janë një mori institucionesh që mund ta hetojnë punën e RTK-së, por jo Kuvendi.