PDK e përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë ?

10.05.2017 10:40:24

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se ky mocion është sepse ky vend ka ngecje.

“Kemi pasur ngecja që lidhet me përgjegjësitë tona. Kemi pasur po ashtu pritje për ushtrinë dhe për vendime tjera për integrime euroatlantike.  Kemi pasur një sjellje të opozitës që ka qenë bllokuese, ka përdorur mjete të dhunës, kemi pasur pamje që nuk kanë dashur t’i shohin të gjithë ata që kanë investuar në Kosovë. Sot kemi ardhur këtu me një situatë ku nuk kemi koordinim dhe në këtë situatë vullneti i PDK-së është në harmoni me qytetarët, andaj deputetët sot ta bartin këtë vullnet dhe ju ftoj që sot ta përkrahni këtë vullnet”, ka thënë Pajaziti.