PDK-ja gjithëhere ka arritur më mashtrime të marre votat e qytetareve dhe ne fund ka punuar kunder interesave te votueseve

03.01.2021 15:18:59

Nga Milaim Thaqi

Si po arrin PDK-ja t’i mashtrojë, t’ua marrë votat dhe të punojë kundër interesave e kërkesave të tyre?!!!

Kur PDK ka qenë në Qeveri në 2009, ministër i Arsimit ishte po ky Enver Hoxha, i cili kishte nxjerrë urdhëzinin administrativ, që ua ndalonte vajzave me shami shkollimin (Udhëzimi 7/2009, paragrafi 13 neni |V.).

Ky udhëzim administrativ ishte kundërkushtetues dhe si i tillë shkelte të drejtat dhe liritë e njeriut. Si pasojë e kësaj urdhërese dhjetëra vajzave iu ndalua shkollimi, i cili deri në klasën e 9-të është obligativ sipas ligjeve të Kosovës.

Dua të ju pyes juve dhe hoxhollarët, ju si besimtar të besimit islam:

-A mund ta votoni këtë Enver Hoxhajn që ka qenë kësi ministr i mashtrimeve , qe tani pretendon të bëhet kryeministër?!

-Apo tashmë jeni vetëdijesuar?

Mashtrimi i dytë që PDK-ja ia bënë votuesve mysliman fillon nëpërmjet partive politike që kanë kulturë fetare në programet e tyre. Në zgjedhjet e vitit 2010 bënë koalicion me Partinë e Drejtësisë (me një listë zgjedhore). Pjesë e marrëveshjes në mes dy partive ishte shfuqizimi i udhëzimit administrativ. Pasi këto parti dolën të parat dhe një deputete me shami nga PD-ja Labinota Demi fitoi hiq më pak se 11 mijë vota, që besimtarët muslimanë e votuan duke menduar se pasi kjo me shami është pjesë e Kuvendit, atëherë edhe vajzat me shami kanë të drejtë t’i vijojnë mësimet në shkolla.

-Por çka ndodhi më pas?!

-PDK nuk e respektoi marrëveshjen dhe si pasojë e saj, PD-ja u nda në dysh, në mes të Ferid Aganit si kryetar dhe Gëzim Kelmendit si thirrës i respektimit të marrëveshjes politike që e bënë. Më vonë, Gëzim Kelmendi formoi partinë “Fjala”. Dhe ne zgjedhet e 2019 një deputete nga PDK-ja me shami Besa ismajli fiton dhe bëhet depute. Se të gjitha këto vota, PDK-ja nuk mund t’i merrte pa ndihmën e hoxhallarëve në bisedat e tyre private me simpatizant e PDK-së, edhe pse e kanë të ndaluar me statut të BIK-ut të thërrasin për të votuar parti të caktuara politike. Hoxhallarët bënë edhe një gabim kur në vitin 2014 u rreshtuan me një listë me AKR-në, në listën e të cilit ishte edhe hoxhë Driton Morina. Mos të harrojmë se pjesë e AKR-së ishte edhe Dardan Gashi, i cili si ministër krijoi ligjin përmes të cilit ezani konsiderohej si zhurmë, dhe kerkonte ndeprerjen e tij.

-A duhet t’u kërkojë Enver Hoxha besimtarëve muslimanë falje për udhëzimin administrativ?

A e votojnë muslimanët për kryeministër? Hoxhallarët, a e kanë kuptuar gabimin e tyre, se politika vetëm i ka mashtruar dhe si pasojë e këtyre rreshtimeve, shpërblimi për ta ka qenë burgosja në 2014! Falë asaj se ka pak drejtësi, ata janë shpallur të pafajshëm.

A do mashtrohen apo do te bejne ndonje zgjedhje  me te pershtatshme, mbetet të shihet…?!