PDK-ja – LVV-së: Dikur kërkonit që Latif Gashi të shkojë në burg

27.10.2016 14:01:55

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Zenun Pajaziti, gjatë seancës së sotme ka theksuar se deputetët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të dinë se për çfarë saktë janë mbledhur sot.

Të mbrohet lufta e UÇK-së dhe të mos hidhen poshtë vlerat e luftëtarëve. Ndërsa, gjatë fjalës së tij, Pajaziti ka kujtuar se ishin disa deputetë që më parë kishin kërkuar që ish-deputeti nga PDK-ja, Latif Gashi, të shkojë në burg.

“Mos harroni se dikur kërkonit që Latif Gashi të shkojë në burg”, ka thënë Pajaziti, duke iu drejtuar deputetëve nga Lëvizja “Vetëvendosje”.