PDK-ja nuk e nënshkruan mocionin e VV-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

11.08.2020 21:13:01

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë se nuk do të nënshkruajë mocionin e nisur nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Megjithatë ka thënë se nëse vjen në Kuvend, do ta shqyrtojnë votimin e këtij mocioni.

Gashi ka thënë në RTV Dukagjini se Qeveria Hoti është pasuese e Qeverisë Kurti dhe se e konsiderojnë si të dëmshme.

Mocionin e VV-së, Gashi e vlerëson jo të qëlluar dhe aspak të sinqertë.

Ai dyshon edhe në qëllimin e këtij mocioni, duke thënë se përmes tij VV-ja po synon t’ia zgjasë mandatin qeverisë Hoti, pasi që nuk i ka 61 vota.