PDK: Në Prizren, jemi më shumë se LDK e VV së bashku

17.04.2019 22:08:17
Një përgjigje të shpejtë ndaj deklaratave të deputetes së VV-sm, Drita Millaku, e bëri Ilir Gashi nga PDK i cili thekson se “sot, PDK në Prizren me statistika është sa LDK e VV së bashku”.

Ai ka theksuar se “frika nga zgjedhja e Shaqir Totajt në krye të PDK-së dhe mbështetja e tij qytetare si dhe një punë kolosale e Ministrit Kujtim Gashi nga PDK e Prizrenit, është e natyrshme që mos të ketë gjumë për VV dhe Drita Millakun në Prizren!”.

Ja postimi i z. Gashi:

“Deklarimi i deputetes Drita Millaku, se 32 anëtarë të PDK-së i bashkohen VV, është reaksion ndaj frikës së tyre që po ndodhë ribashkimi i elektoratit të PDK-së në mbarë Kosovën!

Mund të konfirmoj me emra e mbiemra se shumë aktivist të VV dhe jo vetëm, duke përfshirë edhe asamblist po i bashkohen PDK-së!

Frika nga zgjedhja e Shaqir Totajt në krye të PDK-së dhe mbështetja e tij qytetare si dhe një punë kolosale e Ministrit Kujtim Gashi nga PDK e Prizrenit, është e natyrshme që mos të ketë gjumë për VV dhe Drita Millakun në Prizren!

Sot, PDK në Prizren me statistika është sa LDK e VV së bashku.

Besim, zhvillim, integrim. Dekada e Re!”