PDK: Nisma në panik, vet po bën presion

18.12.2016 15:24:05

Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, ka deklaruar se Nisma për Kosovën është në panik dhe se vet po bëjnë presion te votuesit

Kjo deklaratë e Berishës vjen pas akuzave të Nismës për shantazh ndaj votuesve nga PDK-ja, raporton lajmi.net

“Nuk ka asnjë incident më përjashtim të disa momenteve panike dhe deklaratave të pa matura Nismës. Deklaratat e Nismës për në Sankovc janë të pa vërteta dhe se vetë sekretari i Nismës atje po bënë presion”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se procesi deri më tani është duke shkuar mirë dhe se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.