PDK-së i bashkohen edhe dy profesionistë të rinj, Veseli thotë se do ta ndërtojnë Kosovën

09.09.2019 19:19:23

Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar dy anëtar të rinj, Herolinda Murati- Lekajt, kandidate për doktoraturë në ekonomi si dhe Artan Sallauka fizioterapeut në Zvicër.

Me këtë rast, përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se me profesionistë të shumtë që çdo ditë po i bashkohen këtij subjekti, do ta ndërtojnë Kosovën duke bërë që të rinjtë të mos ikin por të punojnë këtu.

Postimi i plotë:

Herolinda Murati-Leka, kandidate për doktoraturë në ekonomi dhe Artan Sallauka, fizioterapeut, dy të rinj plot perspektivë, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës.

Herolinda është nga Gjilani dhe punon si konsulente financiare. Kurse, Artani jeton dhe punon si fizioterapeut në Zvicër.

Me profesionistë të shumtë që çdo ditë po na bashkohen, ne do të ndërtojmë një Kosovë ku të rinjtë nuk na ikin, por qëndrojnë këtu, krijojnë familjen, rrisin fëmijët dhe punojnë këtu.

Ky është një vizion që mund ta jetësojmë të gjithë së bashku, me punë të palodhur dhe me besim.

Bashkohuni me mua për të ndërtuar një të ardhme më të mirë: http://bit.ly/Join_PDK